Çarja e rrugës zbulon skandalet me tenderat e Haxhinastos dhe drejtorit të Rrugëve

539
Është dashur vetëm një ditë për të nxjerrë në dritë të palarat dhe skandalet, që kanë përfshirë vendin, skandale që lidhen me tenderat, në rastin konkret atë të rrugëve. Vetëm pak reshje shiu kanë mundur të zbardhin të gjitha pisllëqet me tenderat, që janë “menaxhuar” nga Haxhinasto dhe drejtori i Rrugëve, Xhika. Problemet me bllokimin e rrugëve, siç ishte në rastin konkret bllokimi i rrugës për disa orë në aksin Elbasan-Librazhd, si pasojë e shembjes së argjinaturës me një distancë prej më shumë se 100 metra, ka treguar edhe një herë, se çfarë ndodh në vendin tonë, se sa e madhe është vjedhja që bëhet nga shit-blerja e tenderave të Haxhinastos dhe Xhikës. Pamundësia për marrjen e masave paraprake në këtë aks rrugor edhe pse dihej që është problematik dhe mjaft i rrezikshëm përsëri nuk ka shqetësuar drejtuesit dhe menaxhuesit e tenderave që të marrin masat paraprake, për të mos lënë situatën të shkojë deri në këtë pikë, sa të bllokohet aksi rrugor për disa orë rresht dhe drejtuesit e automjeteve të rrezikojnë çdo ditë jetën, kjo vetëm sepse skandalet e tenderave kanë qenë të panumërta. Pasi janë vënë me shpatulla pas murit, nga situatat e panumërta të krijuara në shumë rrugë të vendit, të dy “menaxhuesit” e tenderave bëjnë show, duke thënë se situata është nën kontroll. Si mund të jetë situata nën kontroll, kur dhjetëra rrugë janë bllokuar për disa orë!? Si mund të jetë situata nën kontroll, kur drejtuesit e automjeteve, por dhe banorët e zonës përreth janë të rrezikuar çdo minutë!? Nuk mund të thuash situata është nën kontroll, kur gurët kanë bllokuar rrugën dhe “menazhuesit” e tenderave, u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment dhe dhjetëra segmente të tjerë të rrezikshme, të cilët kanë nxjerrë në dritë të gjitha skandalet që janë bërë me tenderat e rrugëve nga Haxhinasto dhe Xhika
Sigal