Përplas me makinë të miturin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

348
Sigal

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në rrugën ‘’Siri Kodra’’ në Tiranë, ku një mjet i paidentifikuar ka përplasur një fëmijë  8-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja.

 

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i mituri ndodhet jashtë rrezikur për jetën.“Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit”, njofton policia.