Përparimi i Pandemisë COVID-19 – Çfarë dihet deri tani për rastet pozitive

40

Sipas studimit duke vrojtuar të dhënat e marra mes shpërthimit të një epidemie dhe sa delikate janë fillimet zgjidhja më e mirë është izolimi total.

COVID-19 është kryefjala e çdo diskutimi të muajve të fundit.

Kjo sëmundje e re përveçse është kthyer në një emergjencë botërore, ka arritur të ndryshojë rrënjësisht edhe zakonet e jetesës kudo në botë.

Raportohet se miliona njerëz janë të izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirus.

Filloi në Kinë, më pas shpërtheu si një vatër e nxehtë në Itali e Iran, teksa e gjithë bota po përgatitet për luftë ndaj sëmundjes.

Ekspertët prej kohësh thonë se mënyra më e mirë e parandalimit është izolimi total, qëndrimi në shtëpi mund ta shpëtojë botën nga COVID-19.

Por sa kohë duhet për të kuptuar nëse kufizimet egzistojnë vërtetë?

Çfarë thonë ekspertët
Një studim i ditëve të fundit që ka mbledhur të dhëna nga 24 milionë vëzhgime jep një panoramë të kësaj situate të re.

Tomas Pueyo, pedagog në Universitetin e Standford ka publikuar së fundëmi një studim që analizon të dhëna dhe tendenca të ndryshme të COVID-19 në të gjithë botën.

Studimi nis me analizën e situatës në Kinë, jo vetëm sepse është vendi I parë I prekur, por sepse duket se epidemia aty ka pasur një ritëm në rënie.

Në një vëshgim të CDC Kineze (Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), u vu re se në Kinë rastet reale me koronavirusin e ri ishin shfaqur dhe rritur shumë më parë se autoritetet ta kuptonin.

Ndërsa teksa autoritetet konfirmonin disa ditë më vonë, në të vërtetë rastet reale filluan të pësonin rënie.

Pas mbylljes së provincës së Hubeit dhe Vuhanit në Kinë, autoritetet filluan të përjetonin rritje të rasteve sepse më shumë njerëz po shfaqeshin në spital, por simptomat e tyre kishin filluar që shumë më herët.

Ndërsa një nga problemet më të mëdha në Itali është vënë re se ka qenë identifkimi i vonë i rasteve, teksa ato realet përhapeshin në shoqëri.

Përse nuk duhet të nënvlerësohet një epidemi
Fakti tjetër që theksohet në këtë studim është se rastet relae mund të jenë shumë më të mëdha në fillimet e epidemisë dhe se vonesa mes fillimit të simptomave dhe daljes së përgjigjes së analizave vonon përveçse izolimin e pacientëve, por edhe evidentimin e rasteve reale.

Një shembull në Kinë tregon se, kur në Vuahn meduan se kishin 444 raste, në fakt ata ishin 27 herë më shumë të pa identifikuar.

Çfarë dihet deri tani?
Sipas studimit duke vrojtuar të dhënat e marra mes shpërthimit të një epidemie dhe sa delikate janë fillimet zgjidhja më e mirë është izolimi total.

Pas izolimit për një periudhë rreth 12 ditore rastet do të fillojnë të bien.

Nga ana tjëtër presidenti i Istituto Superiore di Sanità, Silvio Brusaferro, në një konference për mediat tha se situate është ende shumë e panjohur dhe nuk mund ta parashikojë se kur do të arrijë kulmi i virusit.

Ajo çfarë këshillojnë ekspertët është se duhet të respektojmë rregullat e distancimit dhe izolimit shoqëror, pasi sipas eksperiencës Kineze dhe asaj Italiane, rastet e konfirmuara do të vijnë duke u shtuar.