Përndiqte një grua, prangoset 48 vjeçari dibran

245
Sigal

Një 48-vjeçar me iniciale E.K. banues në Dibër është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 53-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekja”.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekja.