Përndiqte minorenen, arrestohet 34-vjeçari në Patos

66
Sigal

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka përndjekur një të mitur 17 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, ku shtetasi N.K., u arrestua në flagrancë nga Policia e Fierit.

Një tjetër person me banim në Lushnjë, përfundoi në pranga pasi shkeli vendimin e gjykatës duke shkuar te shtëpia e gjyshërve që ishin me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.