Spahiu: Qytetarët ti dënojnë me votë masive vjedhësit e të dhënave nga E-Albania

187
Sigal

Kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në listën me nurmin 5, Përparim Spahiu, thotë se Prokuroria e Posaçme nuk mund të mjaftohet me hetime, por duhet të bëjë transparencë për të dhënat personale të qytetarëve të marra nga PS-ja në E-Albania. ”T’i themi JO manipulimit të votës nëpërmjet kontrollit alla Big Brother. Përpos thirrjes ndaj prokurorisë për hetime të shpejta dhe transparente, i kërkoj opinionit publik të dënojë me votë masive këtë vepër të shëmtuar që ka prekur secilin prej nesh. Privatësia është e shenjtë, atë nuk mund ta prekë askush, aq më pak punëtorët e Rilindjes”,-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë

Ka 3 ditë që skandali i grabitjes së të dhënave personale nga E-Albania dhe survejimi i shqiptarëve nga Rilindja ka tronditur opinionin publik.

Prokuroria e Posaçme nuk mund të mjaftohet me hetime, por duhet të bëjë transparencë. Përdorimi i të dhënave vetjake si numri i telefonit, i kartës së identitetit apo i vendit të punës duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi.

Askush nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj një skandali të publikuar dhe jo të mohuar nga Rilindja në largim.

T’i themi JO manipulimit të votës nëpërmjet kontrollit alla Big Brother. Përpos thirrjes ndaj prokurorisë për hetime të shpejta dhe transparente, i kërkoj opinionit publik të dënojë me votë masive këtë vepër të shëmtuar që ka prekur secilin prej nesh. Privatësia është e shenjtë, atë nuk mund ta prekë askush, aq më pak punëtorët e Rilindjes.

Më 25 prill do rikthejmë shtetin ligjor!