Përndiqte 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Fier. Dëshmia në polici: E dua!

77
Sigal

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet R.A., banues në Topojë.

Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 15 vjeçe.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ky i fundit ka pohuar para oficerëve të policisë se vajzën e donte, ndaj e ndiqte.