Përmbytjet , Ministri i Bujqësisë Panariti: Strukturat shtetërore u mobilizuan për të përballur situatën

537
Sigal

Ministri
i Bujqësisë, Edmond Panariti, duke folur në Parlament mbi situatën e krijuar
nga përmbytjet, ka deklaruar se strukturat shtetërore kanë bërë punën e tyre.




“Të gjitha strukturat e shtetit u mobilizuan për të përballur
situatën, e cila u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë
Panariti.
 



Ai ka theksuar se, edhe
infrastruktura për përballimin e vërshimit të ujërave ka funksionuar. “1 mijë
km kanale kulluese janë tashmë funksionalë”, ka shtuar ministri i Bujqësisë.