Përmbytjet, Autoriteti Rrugor Shqiptar: Ja gjendja e akseve rrugore në të gjithë vendin

490
Pas përmbytjeve që përfshinë disa zona në jug të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se prej mesnatës po punohet nga Shtabi i Drejtorisë në të gjitha akset rrugore. Akset kryesore janë tërësisht në funksion të plotë dhe nuk ka bllokime. Ka patur rrëshqitje dherash në disa zona, por me ndërhyrjen e drejtorive rajonale situata është normalizuar. Mësohet se segmentet më të vështira për momentin janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë,Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.

Po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh – Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 4 të mëngjesit dhe tani është funksionale, po në këtë segment vazhdon pastrimi i gurëve të vegjël. Në segmentin e Durrësit ka pasur ujë në disa pjesë të autostradës, por që është ndërhyrë nga firma kontraktuese dhe është normalizuar qarkullimi. Akset e tjera janë të kalueshme dhe po punohet. ARRSH në bashkëpunim me drejtoritë rajonale dhe emergjencat civile ndjek në terren situatën dhe është e angazhuar, për të ndërhyrë në çdo emergjencë. Ka gatishmëri në të gjitha akset.
Sigal