Përmbysja e ambulancës, zbulohet identiteti i viktimës, plagosen shoferi dhe infermierja

349
Sigal

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Fier-Lushnje ku humbi jetën një 62-vjeçar.

Mësohet se viktima është Medi Marku, i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.

Mësohet se i dëmtuar nuk ka mbetur vetëm shoferi i ambulancës Niko Hila, por dhe infermierja që shoqëronte pacientin gjatë udhëtimit.