Përmbyset makina në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset shoferja 30 vjeçare

341
Sigal

Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së automjetit.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Në afërsi të kthesës për në fshatin Luzat, pesë kilometra në jug të qytetit të Tepelenës, një autoveturë tip “Ford” me targa “AA 750 KG” ka humbur kontrollin dhe pasi ka bërë dy salto në rrugë ka përfunduar përmbys.

Gjatë aksidentit në makinë ndodhej vetëm 30 vjeçarja me iniciale S.M.

Drejtuesja e mjetit është lënduar dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor.