Sigal

Ditën e djeshme kanë përfunduar punimet në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë , të pranishëm kanë qënë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, Afrim Qendro.

“Jemi në harmoni me programin e plotë të infrastrukturës kombëtare, që do shtrihet në dy drejtime. Së pari, përmirësimi i gjithë rrjetit ekzistues, dhe së dyti investime në segmentet e reja rrugore duke u hapur disa kantiere të reja, dhe duke u përfunduar ato që janë nisur”, tha ministri Gjiknuri.

“Ka përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit dhe 3.5 km Qafë Plloça, e cila ka përfunduar 2 muaj para afatit me të gjithë elementët e duhur” u shpreh Qendro.