Përfshihet nga flakët pallati, tre familje mbeten në qiell të hapur në Korçë

92
Sigal

Një pallat në fshatin shtyllë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur tre apartamente që ndodheshin në këtë palat. Për pasojë anëtarët e tre familjeve që jetonin në këto tre apartamente kanë mbetur në qiell të hapur.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar në mënyrë aksidentale nga oxhaku. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.