Gëzim Zilja: Piramidat që fshehin Shtëpinë Muze të Pavarësisë

171
Sigal

Në foton e parë në krah të piramidës ndodhet Shtëpia Muze e Pavarësisë. Në foton tjetër është një piramidë e ngritur rreth 50 metra larg nga vija e ujit. Sipas Ramës: “… Ky është një projekt i Parkut “Shtëpia e Pavarësisë” konceptuar nga arkitekti belg Xaveer De Geyter dhe parashikon shtim të ndjeshëm të gjelbërimit dhe zonave rekreative…” Shikoni ndonjë pyll apo park ju, veç ca palmave xhufkore, të shëmtuara? Në sfond duket një skelet betoni, që zgjatet 200 metra, i pagëzuar me emrin: koçekët e Kryeministrit.

A mund të thotë dikush pse shërben ajo piramidë “egjyptiane” dhe koçekët? Sa për ballkon, Vlorës i ka dhuruar Zoti dy të tilla madje mahnitëse: të Kuzum Babasë dhe të Kaninës.

  1. Për Shtëpinë Muze të Pavarësisë, me rastin e festave janë harxhuar 100.000 lekë, duke i dhënë një sherbet të hollë mureve të jashtme. Ndërkaq betonimi i Skelës po e kalon marrëzinë.