Përfshihet nga flakët një kabinë metalike në Durrës

Një kabinë metalike ka marrë flakë paraditen e sotme pranë stadiumit në lagjen nr.18 në Durrës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, flakët kanë shpërthyer në mënyrë aksidentale.

Sigal

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre.