Përfshihet nga flakët një banesë në Sarandë, ndërron jetë 54-vjeçari

292
Sigal

Një banesë në Sarandë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke i shkaktuar vdekjen një 54-vjeçari me iniciale S.K. i cili jetonte aty me qira.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qira në atë banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.