Zbulohet çmimi i vaksinës 95% të sigurt anti-covid/ Shqipëria pagoi kapar për një tjetër

281
Sigal

Një lajm inkurajues u bë publik sot në lidhje me një tjetër vaksinë kundër koronavirusit. Kompania amerikane “Moderna”  njoftoi se efektiviteti i vaksinës së saj arrin në 94.5%.

BE ka rënë dakord me “Pfizer” dhe “BioNTech” për mbi 300,000,000 doza të vaksinës së tyre, ndonëse ka qenë në bisedime me kompaninë “Moderna” që nga korriku, sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters.

Sipas një zyrtari të lartë që mori pjesë në bisedime, një marrëveshje midis BE dhe “Moderna”-s mund të arrihet në ditët në vijim.

Ai shtoi se diskutimet po përqendrohen në formulimin ligjor të kontratës, ku më kryesorja mbetet çmimi.

Sipas Reuters, çmimi i negociuar ishte nën 25 dollarë për vaksinën. Vaksina “Moderna” jepet në dy doza.

Qeveria shqiptare ka paguar kapar për vaksinen e Pfizer, pasi ka hyrë në aleancën Covax, rrjetin e vendeve ku mund të sigurojne përmes pageses paradhënie të pjesshme, aksesin për vaksinën me 90 për qind efikasitet.

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria Shqiptare e ka paguar kaparin te Covax. Por nëse vaksina e Moderna, e cila doli sot ka më shumë efektivitet, siç pretendohet, vendet e BE-së kanë luksin të shpenzojnë për të dyja vaksinat. Shqipëria me një buxhet të varfër nuk dihet se çfarë hapash do të ndjekë.