Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Mirditë, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha

113
Sigal

Masivi pyjor i fshatit Lajthizë, në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë, është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës të së enjtes dhe vijon të jetë aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor, të cilët po punojnë  për neutralizimin e flakëve.

Aktualisht bëhet me dije se zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar.