Përfshihet nga flakët fabrika e qelqit në Kavajë, rrezikohen disa banesa

140
Sigal

Flakët kanë pushtuar këtë të martë ish-fabrikën e qelqit në qytetin e Kavajës. Mësohet se zjarri  u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.

Në foton e mësipërme shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.

Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.