Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, dëmtohet kryefamiljari

383
Sigal

Një banesë në zonën e Teleferikut në Tiranë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë kryefamiljari është dëmtuar.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 06:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ra në katin e tretë të një pallati, në banesën e shtetasit me inicialet G.Ç, 42 vjeç, i cili u dëmtua lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.