Përfitimi i pensionit për emigrantët, invalidët, naftëtarët, postierët dhe ushtarakët

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Mbas daljes në pension a kam të drejtë të vazhdoj punën dhe a e marr njëkohësisht pensionin dhe rrogën?

    Pensioni Familjar

    NOA

    Mbështetur në nenet 40 dhe 41 të ligjit të sigurimeve shoqërore, juve nëse jeni e papunë e vërtetuar nga zyra e punës dhe nuk keni marrë tokë sipas ligjit e vërtetuar zyrtarisht nga komuna (mbasi ato që kanë tokë quhen të vetëpunësuara) ju takon të merrni 50% të pensionit të bashkëshortit deri në moshën 60 vjeçe kur të plotësoni moshën e pensionit tuaj, mbasi sipas nenit 62 të ligjit të mësipërm, në këtë moshë keni të drejtë të zgjidhni pensionin tuaj, i cili varet nga vitet e punës dhe paga që keni marrë, ose pensionin familjar të barabartë me gjysmën e pensionit të ish bashkëshortit, cila shumë të dalë më e lartë. Periudha e përfitimit të pensionit familjar nuk ju quhet vjetërsi pune.

    Pensioni për emigrantët

    Dokumentet për pension, pavarësisht se ku banojnë të interesuarit, kanë të drejtë t’i plotësojnë e dorëzojnë në agjencitë e sigurimeve shoqërore deri 12 muaj përpara plotësimit të moshës, ose kur dorëzohen edhe brenda 365 ditëve kalendarike mbasi ke plotësuar moshën, pensioni merret nga dita që ju ka lindur e drejta. Meqenëse ju i keni dorëzuar mbas 13 muajve që plotësuat moshën, pensioni ju është paguar sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, nga dita e paraqitjes së dokumenteve. Sa herë shtohen pensionet në vendin tonë rriten edhe pensionet e emigrantëve pa qenë e nevojshme të bëhen dokumente shtesë

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf