Përdhunimi i 15 vjeçares nga 5 burra, marshim-protestë në Rrëshen

261
Sigal

Pas ngjarjes tepër të rëndë ku një 15-vjeçare nga Fshati Tarazh i Mirditës u përdhunua nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku, ka pasur reagime të forta nga shoqëria civile, bashkëmoshatarë por edhe nga grupe të tjera shoqërore të qytetit të Rrëshenit.

Sot është mbajtur një marshim nga të rinjtë dhe të rejat e Rrëshenit kundër dhunës së ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre.

Ky rast ka rikthyer edhe një herë situatën e frikshme që kryesisht femrat por edhe të miturat përjetojnë gjatë jetës së përditshme.

Për rrethin e Lezhës ky nuk është një rast I izoluar pasi është hera e dytë që janë zbuluar krime aq të rënda.