PD:Shqiëria po kalon nga marijuana tek heroina,Tahiri: E pa arsyeshme

533
Deputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar Ministrin Saimir Tahiri, se Shqipëria po kthehet nga një vend i prodhimit të marijuanës, në një vend trafikimi të drogave shumë më të rënda, siç është heroina. Gjatë raportimit të Ministrit në Komisionin e Ekonomisë për një grant amerikan në mbështetje të qeverisë në luftën kundër drogës, deputetët e opozitës ju referuan një artikulli të publikuar nëpër mediat italiane e ato shqiptare. “Kanabisi nuk po ngelet më droga kryesore që kalon apo është pjesë e trafiqeve në shqipëri por shetësimi ishte që kanabisi po zëvëndësohet nga heroina të paktën kështu mësova sipas këtij artikulli janë shprehur burime zyrtare të fqinjëve tanë italianë,”- tha Edmond Spaho  Ministri Tahiri tha se debati në Komisionin Parlamentar bëhet në nivel ekspertësh dhe jo në artikuj ta pabazuar mediatikë.  “Nuk më duket e arsyeshme që në ktë forum ekspertësh ju të sillni këtu referenca gazetash. Vetëm me ekspertizën nuk ka të bëjë kjo. Lufta kundër kultifikimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike është një prioritet i yni dhe këtë e tregojnë rezultatet, këtë e tregojnë partnerët këtë e tregon edhe kjo marrëveshje që keni para për shqyrtim dhe miratim,” – tha Tahiri  Deputeti tjetër i PD, Ridvan Bode akuzoi gjithashtu se nuk mund të ketë luftë efikase ndaj trafikut të drogës derisa shumë prej trafikantëve mbulojnë poste të larta në administratë.
“Penetrimi i narkotrafikantëve edhe në nivelet më të larta të politikës shqiptare në nivelin e parlamentit apo insitucionet e tjera qëndrore sigurisht që përbën një shqetësim të madh,” – tha Bode Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit gjerman KfV për një hua 40 milionë euro në mbështejte të sektorit energjetik në Shqipëri.
Sigal