PD: Si koalicion opozitar, në Korçë do të marrim 6 mandate

210
Sigal

Partia Demokratike vijon të udhëheqë garën elektorale

Lëvizja Socialiste  synon një fitore të denjë

Nga Vepror Hasani

Konkurimi i partive politike në qarkun e Korçës po shkon drejt përfundimit, mëngjesi i së martës do të sjellë fituesin e kësaj gare. Aktualisht, por edhe përgjatë natës të së martës, nuk do të jetë e mundur të dilet në një përfundim real. Gara vijon të jetë e fortë. Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja për Integrim ende vijojnë të kërkojnë atë çka ato mendojnë se meritojnë Edhe mbështetësit e tyre janë në përkrahje të partive që vetë ata besojnë. Procesi zgjedhor i filluar dy ditë me radhë po vijon të  përcillet me emocion nga shumëkush. Mëngjesin e së hënës Partia Demokratike numëronte më shumë se 2000 vota në krahasim me Partinë Socialiste, gjithashtu edhe LSI-ja kishte një ecuri dinjitoze, por me kalimin e orëve, distanca mes dy partve të mëdha erdhi duke u shkurtuar, megjithatë ende vijon të besohet se fitues do te jetë Partia Demokratike. Mbetet të shihet vetëm pasi të ketë kaluar nata e së martës.  Gjithashtu gjatë këtij procesi u vu re se shumë vota dolën të pavlefshme. Vetëm në Bashkinë Kolonjë rezultuan 400 fletëvotimi të tilla. E njëjta gjë ndodhi edhe në KZAZ  e tjera. Për shumë njerëz mosvlefshmëria e fletëvotimeve erdhi si rezultat i ndryshimit të mënyrës së votimit.

Rezultati për 183 qendra votimi

Aktualisht në qarkun e Korçës ka përfunduar procesi i numërimit vetëm për 183 qendra votimi nga 427 që ka gjithsej, pra deri më tani janë numëruar më pak se gjysma. Kjo do të thotë se surprizat ende nuk kanë përfunduar. Nëse Partia Demokratike mëngjesin e së hënës kishte 2000 vota më tepër nuk do të thotë se këtë diferencë nuk mund ta kapë gjatë ditës së martë, po kështu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa Partia Socialiste deri më tani ka patur edhe luhatje të pasigurta. Gjithçka vijon të mbetet e hapur deri në fund të numërimit të votave. Sigurisht, të dhëna përfundimtare nuk mund të japim, por deri më tani është mbyllur numërimi në 6 KZAZ. Rezultatet janë këto:  25030 vota janë fituar nga Partia Socialiste, 21,780 vota nga Partia Demokratike dhe  4,017 vota nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga Partia Demokratike nuk janë humbur shpresat sepse ende ka vota të panumuruara në zona ku ajo ndihet e fortë. Ndaj për të gjitha arsyet, adhuruesit e tyre, të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbeten për krah tyre deri në çastin e fundit.

Rezultatet në Pustec, Kolonjë dhe Devoll

Gara qe e fortë edhe në Bashkinë e Devollit. Po kështu dhe në Bashkinë e Pustecit dhe të Kolonjës. Gjatë ditës së hënë, Partia Demokratike vijonte të kryesonte edhe në Bashkinë e Devollit, por në orët e pasdites kur Partia Socialiste kishte marrë 3,619 vota, Partia Demokratike udhëhiqte me 3,793 vota, ose me 96 vota në favor të saj, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 661 vota. Gjithsesi, këto rezultatet u përkasin orëve të pasdites dhe bëhet fjalë për 23 kuti. Kurse në Bashkinë Pustec gjithcka është e përfunduar. Partia Socialiste siguroi 868 vota, Partia demokratike 473 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 168 vota. Po kështu edhe në KZAZ-75, Kolonjë, numërimi i votave përfundoi: Partia Socialiste mori 3,366 vota, Partia Demokratike 2,299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 765 vota

PD: Si koalicion kpozitar do të kryesojmë

Sipas drejtuesve të Partisë Demokratike, rezultatet e deritanishme flasin për një rikuperim në krahasim me zgjdhjet e vitit 2017, rritje të numrit të votave për Partinë Demokratike dhe rënie të numrit të votave për Partinë Socialiste. Si koalicion opizitar deklaruan do të marrin 6 mandate në qarkun e Korçës dhe do të kryesojmë në gjithë vendin.