Pasojat ligjore që sjell gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë natyrore dhe dëmshpërblimet dhe hetimet përkatëse!

633
Sigal

Opinion juridk nga Av. @Erald Aga per Studion Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm

Ja pse te gjitha ndeshkimet dhe penalizimet si dhe demtimet qe u jane bere qytetareve dhe bizneseve qe nga dt 9 Mars 2020 e deri ne dt 24 Mars jane nul dhe pervec demshperblimeve autoret qe nga Kryeministri e deri poshte duhen te ndiqen penalisht per vepra te shumta penale!!! PASOJAT LIGJORE DHE KUSHTETUESE TË “SHPALLJES GJENDJES JASHTËZAKONSHME TË FATKEQËSISË NATYRORE”.

Me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme atë të “Fatkeqësisë Natyrore” me VKM nr 243 dt 24.03.2020: a) Kryeministri pranoi se: Të drejtat dhe liritë kushtetuese kufizohen vetëm sipas KUSHTETUTËS me shpalljen e “gjendjes jashtëzakonshme”. (shiko neni 2 i VKM nr 243 dt 24.03.2020); b) Kryeministri pranoi se: Në karantinë futen vetëm personat e konfirmuar apo dyshuar se janë prekur nga COVID-19.

Pra, izolimi në shtëpi i kryer nga data 20-23 Mars 2020 ishte jo kushtetues, jo ligjor. Po ashtu, karantinimi në shtëpi i cdo personi të shëndetshëm dhe kufizimi me orar i lëvizjes është sërisht jo kushtetues dhe jo ligjor referuar VKM nr 243 dt 24.03.2020. (shiko neni 6.1 pika d dhe ë i VKM nr 243 dt 24.03.2020). Flitet për kufizim aksesi, kufizim lëvizjesh dhe jo NDALIM akesi apo NDALIM lëvizjesh apo qarkullimi qoftë për këmbësorët apo qoftë për mjetet. Dallon qartë kufizimi me ndalimin; c) Kryeministri pranoi se:

Të gjitha urdhërat, udhëzimet, vendimet apo cdo akti tjetër nënligjor që kanë kufizuar të drejtat dhe lirtë e njerëzve deri në mbyllje biznesh, mbyllje kufijsh, izolim njerëzish, dalja e ushtrisë në rrugë etj kanë qenë të gjithë të pavlefshëm, NUL, pa asnjë pasojë ligjore.

Këto detyra nga data 24.03.2020 i janë ngarkuar “strukturave operacionale të sistemit të mbrojtjes civile”, pra kushdo që ka zbatuar në bazë të statusve të Kryeministrit në Facebook apo “urdhërave”, “udhëzimeve” etj me shkrim pa u shpallur gjendja e jashtëzakonshme janë NUL. (shiko neni 6.2 i i VKM nr 243 dt 24.03.2020); d) Kryeministri pranoi se:

Nuk jemi në luftë, gjendje lufte apo “gjendje emergjence” (kjo e fundit shpikje e “komisarvë” pranë Kryeministrit) por jemi në “Gjendje të Fatkeqësisë Natyrore” pra në një nga format e parashikuara nga Kushtetuata për “Gjendjen e Jashtëzakonshme”, e rrjedhimisht “Ushtria” , Forcat e Armatosura kanë qarkulluar në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa urdhër të Presidentit të RSH si edhe kufizimi i lirive dhe të drejtave të kryera si përpara edhe pas nxjerrjes Aktit-Normativ Nr 3 dt 15.03.2020 në zbatim të nenit 101 të Kushtetutës apo Ligjit nr 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, është JO-KUSHTETUES, NUL, PA VLERË LIGJORE; Me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme nga KËSHILLI I MINISTRAVE (dhe jo nga Kryeministri në facebook) të “Fatkeqësisë Natyrore” vlen të theksohet se kjo gjendje e kufizimit të lirive dhe të drejtave kushtetuese nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë dhe në cdo rast nëse kjo fatkeqësi vazhdon edhe përtej këtij afati, zgjatja e afatit kryhet vetëm dhe posacërisht me pëlqimin e KUVENDIT.

Neni 174 Kushtetutës 1. Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit. 2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.

 Po cilat janë detyrat e organave publike, Këshillit Ministrave dhe Kuvendit pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme me VKM nr 243 dt 24.03.2020?

Citojmë, Kushtetutën: Neni 170 1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje. 2. Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj. 3. Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme. Neni 65 4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

Neni 81 1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës. 2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; Pra, në mënyrë të menjëhershme duhet që Këshilli Ministrave t’i dërgojë për miratim projekt-ligjin Parlamentit, LIGJIN E POSACËM “Për Gjendjen e Jashtëzakonshme të Fatkeqësisë Natyrore për COVID-19 dhe Masat Përkatëse Parandaluese”, dhe parlamenti duhet të mblidhet menjëherë e të mos qendrojë i shpërndarë ku nuk dihet se ku, e të miratojë me 3/5 “Liritë dhe të drejtat” që do të kufizohen duke përcaktuar qartë në ligj cfarë kufizohet, si kufizohet dhe si do veprohet nga qytetarët. Në të kundërt, cdo veprim apo urdhër i lëshuar nga Kryeministri në facebook apo i zbatuar nga institucionet përkatëse në zbatim të VKM nr 243 dt 24.03.2002 sërish do të jetë NUL dhe jo në përputhje me Kushtetutën e RSH. Ligji i posacëm që do duhet t’i dërgohet nga Këshilli i Ministrave deputetëve të Parlamentit për miratim, ka vetëm 1 rast kur mund të miratohet me shumicë të thjeshtë në kushtet e gjendjes jashtëzakonshme vetëm kur Presidenti jep pëlqimin e tij dhe kur kjo botohet në fletoren zyrtare në numrin më të parë të saj. Neni 84 4. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

Si përfundim, miratimi i VKM nr 243 dt 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore”, nxorri në pah se: – Individëve, personave fizik dhe juridik (sh.p.k, sh.a) i janë kufizuar lirtë dhe të drejtat në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi; – Personat që kanë zbatuar urdhërat, vendimet, udhëzimet apo statuset në facebook të KM, mbajnë përgjegjësi penale referuar nenit 250 Kodit Penal dhe cdo individ apo subjekt fizik apo juridik (sh.p.k, sh.a) kanë të drejtë të dërgojnë për kallzim penal cilin funksionar shtetëror që ka vepruar në zbatim të urdhërave të pa ligjshëm e jo kushtetues e të kërkojë dëmin e shkaktuar nga kufizimi pa të drejtë i lirive dhe të drejtave kushtetuese të shkaktuar nga këta funksionarë shtetëror; – Të gjithë lirtë dhe të drejtat e tjera janë në fuqi përvec atyre të kufizuara nga VKM nr 243 dt 24.03.2020 konkretisht: Paprekshmëria e banesës dhe kontrollet e saj dhe kontrollet vetjake; Lëvizja e lirë në cdo territor të shtetit; Shpronësimi; Liria e profesionit, vendit të punës, mbrojtja në skemat shoqërore; Grevat nga ana e të punësuarve. Kryeministri, Këshilli i Ministrave dhe shkelësit duhet patjetër të shpallin NUL, të pavlefshëm të gjitha veprimet e kryera nga data 09.03.2020 deri dt 24.03.2020 dhe të kërkojnë ndjesë publike për kufizimin e lirive dhe të drejtave në kundërshtim me kushtetutën e duke marrë përgjegjësitë përkatëse. Po ashttu duhet menjëherë që: Prokuroria e Posacme (SPAK), Prokuroria Rrethit apo Prokuroria e Përgjithshme të nisë procedim penal për të gjithë shkelësit e Kushtetutës dhe ligjit për të paktën këto vepra penale sipas rasteve konkrete: – Heqje e paligjshëm e lirisë (neni 110 Kodi Penal); – Shpërdorim i detyrës (neni 248 Kodi Penal); – Kryerja e veprimeve arbitrare (neni 250 Kodi Penal); – Komploti (Neni 220 Kodi Penal); – Vepra me qëllime terroriste (Neni 230 Kodi Penal); – Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme (Neni 251 Kodi Penal); – Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik në popullatë (Neni 267 Kodi Penal); – Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike (Neni 275 Kodi Penal); – Pengim i qarkullimi të mjeteve të transportit (Neni 293 Kodi Penal);