Arrestohen mashtruesit e biletave të fluturimeve

510
Atdhetarët nga Zvicra dhe Gjermania u plaçkiten nga agjencitë “mashtruese” me rreth gjysmë milioni euro. Këtë e bëri të ditur sot, Policia e Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Në këtë konferencë Policia tha se ka arrestuar pronarin e agjencionit “Alba Air” dhe se i njëjti është i ndalur për 48 orë paraburgim. Major Shaip Havolli, shef i Hetimeve të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, tha se mashtrimet janë bërë kryesisht përmes të ashtuquajturës “Call-Center” – thirrje me mesazh – me ç’rast bashkatdhetarët i kanë joshur me çmime të lira për fluturime në Kosovë dhe kthimin përsëri në vendet e tyre. “Mashtrimi është kryer nga disa agjenci udhëtimesh në Gjermani, Zvicër dhe në Kosovë, dhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime edhe në Gjermani dhe në Zvicër… dhe do të ketë arrestime të reja në lidhje me këto hetime”, tha ai. Ai bëri të ditur se ky Call-Center ka qenë në shërbim edhe të disa kompanive të tjera si “Dardania Airways”, e cila, sipas Havollit, po ashtu ka mashtruar bashkatdhetarët. Me këtë rast, këto kompani mashtruese, fluturimet i kanë organizuar me numra të fluturimeve “Adria-Airways” dhe “German Wings”, duke shfrytëzuar kështu E-banking për pagesa, shpjegoi ai.
Sigal