Pashka ”ringjall” Korçën, pushues e vizitorë nga i gjithë vendi

192
Sigal

Pashka Ortodokse i rikthye Korçës gjallërinë e turistëve, edhe pse për të dytin vit radhazi në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Të ardhur nga të katër anët e vendit, të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur për të kremtuar festën fetare.

“Do të bëjmë ritualet te kisha. Pashkët i bëj gjithmonë në vendin e lindjes. Është një qytet shumë i bukur, shumë i qetë dhe me njerëz mjaft të mirë”,-shprehen ata. Kishte edhe prej tyre që kërkonin për një fundjavë ndryshe në qytetin ku ndërthuren bukuritë natyrore, me traditën dhe ushqimin e mirë. Hotelet e bujtinat ishin thuajse plot. Prenotimet ishin mbyllur dy javë më parë.

Pandemia dhe masat shtrënguese që detyroi goditi rëndë sektorin e turizmit në të gjithë vendin. Korça që kryesisht është destinacion i fundjavave, ndaj operatorët turistikë presin lehtësimin e masave për rigjallërimin e sektorit.