Denoncimi i LSI për inceneratorët, SPAK nis verifikimet

51
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Korrupsionit ka nisur verifikimet pas denoncimit të bërë një ditë më parë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për inceneratorët.

SPAK ka nisur verifikimet pas denoncimit, por LSI nuk ka dorëzuar ende kallëzim.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.