“Pasaportë shqiptare për të gjithë”, shtetësinë mund ta marrin edhe të huajt që nuk dinë asnjë fjalë shqip. Ja ndryshimet ligjore

136
Sigal

Qeveria ka miratuar një projektligj që po shqyrtohet tashmë në komisionet parlamentare për disa ndryshime në ligjin e shtetësisë, ku i hapet rruga fëmijëve të të huajve që të nëse lindin në Shqipëri të marrin menjëherë shtetësinë shqiptare.

Drafti pritet të krijojë debate për shkak se në të paktën dy nene të tij lehtësohet në maksimum marrja e shtetësisë së Shqipërisë.

Konkretisht përcaktimi i parë ligjor që i jep të drejtën fëmijëve të lindur në Shqipëri nga prindër të huaj të marrin shtetësinë shqiptare, bëhet në nenin 7.

Në këtë nen është shtuar një paragraf ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Kjo është një praktikë e njohur në vende në Kanadaja dhe Amerika, ndërkohë që në Evropë, në vende si Gjermania shtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret vetëm pasi prindërit të kenë marrë më parë pasaportën gjermane.

Ndërkohë që një parashikim tjetër është ai i nenit tetë ku çdo emigrant që vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.

Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.

“Federata Shqiptare e Futbollit është organizmi i cili më së shumti ka evidentuar këtë problematikë dhe ka kërkuar ndryshimin e politikës në fjalë, duke qenë se nga praktika në disa dekada pune, vlerëson se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Në sportin e futbollit, dhe jo vetëm në këtë disiplinë, talentet zbulohen dhe trajnohen që në moshë të vogël, prandaj ky kriter ka natyrë kufizuese dhe diskriminuese”, thuhet në relacionin e Qeverisë.

Ndryshimet ligjore
Neni 7
Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë

  1. Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që mund të mbetet pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare
  1. Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç dhe janë shtetas të huaj, ata mund të kërkojnë heqjen e shtetësisë shqiptare të fëmijës, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.

Shtohet pika 3

  1. Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

Neni 8

  1. i huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.

Gërma e

  1. e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;