Pas sherrit për parkimin godet me sende të forta rojen e spitalit në Sarandë, 38-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, në kërkim autori

105
Sigal

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka goditur me sende të forta 38-vjeçarin Fatri Mullaj, i cili është edhe roja i spitalit në Sarandë,.

Mësohet se 38-vjeçari i cili ka marrë goditje në kokë ndodhet në spital dhe është në gjendje të rende. Konflikti mes tyre ka nisur për parkimin dhe më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin  e policisë.

(38-vjeçari Fatri Mullaj)