Teksa hulumtimet treguan për bukë me përmbajtje të rrezikshme, mish me salmonelë dhe disa problematika të tjera që lidhen me cilësinë e ushqimeve në vendin tonë, drejtuesja e re e AKU duket se ka ardhur me dorë të hekurt. Dhe forcën e ka treguar së pari me tregtarët e Milotit, të cilët, me gjasë, shisnin produkte jashtë standardeve. Absolutisht, nëse janë jashtë standardeve, le të ndëshkohen. Por, nga ana tjetër, duhet të krijohen kushtet që ata të mos shesin në ambiente të tilla. Pra, nëse do të kishin një treg të mirëfilltë, pa diskutim nuk do të shisnin aty. Para se të përzihen në mënyrë arbitrare, duhet menduar për t’u krijuar zgjidhje.
Ballina Aktualitet Pas marrjes së pozicionit, Blerina Gjylmeti tregon “forcën” me tregtarët e Milotit!...






















