Makina përplas dy vajza të mitura teksa lëviznin me biçikletë

180
Sigal

Një makinë ka përplasur dy vajza të mitura këtë të martë në fshatin Pocestë, Maliq.

Policia bën me dije se dy të miturat, mosha e të cilave nuk dihet, janë dëguar në spitalin e Korçës.

Mësohet e vajzat kanë qenë duke lëvizur me biçikletë kur janë përplasur nga një makinë tip “Volkswagen”.

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.