“Pas Akademisë së Barinjve” Frida Krifca vijon talljen me mundin e fermerëve, kush mbjell një hektar grurë, merr gjysmë thesi miell

184
Sigal

Pas deklaratës se do të ndërtojë akademinë e barinjve dhe kërkesës për të mbjellë grurë në mars, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja, pra një gjysmë thesi miell. Ajo njoftoi se fokusi do të jetë në skemën kombëtarë të financimit, pasi ky vit ka qenë i vështirë në mbështetjen e fermerëve.“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimit. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi pasur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur plot”, deklaroi Krifca. Me tej ministrja shtoi se masa e posaçme konsiston në marrjen e një mbështetje monetare prej 30 mijë lekësh për çdo hektar.“Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët, që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”,- tha Krifca.