Parashikimi i motit për orët e ardhshme/ Ja qyteti ku ishte më vapë sot

299
Sigal

Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, kanë bërë që vlera më e lartë të regjistrohet në Elbasan me 37°C.

Këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17° deri 33°C

vendet e ulëta 19° deri 37°C

vendet bregdetare 21° deri 34°C