KLGJ: Shqyrtohet projektvendimi për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve

359
Sigal

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

RENDI I DITËS i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 23.07.2020

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

 

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në detyrë të znj. Ariana Gaçi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  1. Shqyrtimi i relacionit “Mbi situatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve për magjistratë, profili gjyqtar”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.86, datë 26.02.2020, për kandidaten znj. Klodiana Veizi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator – Z. Alban Toro).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Irida Kacerja të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator – z. Ilir Toska).