Parashikimi i motit, mësoni se çfarë ndodh me kohën javën e ardhshme

143
Sigal

Java e ardhshme do të jetë tipike e stinës në të cilën ndodhemi, ku do të kemi mot kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve të motit, javën e ardhshme do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave krahasuar me javën që lamë pas.

Parashikimi i motit, mësoni se çfarë ndodh me kohën

Parashikimi i motit sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak:

Java që presim përpara parashikohet një javë “tipike” pranverore me mot kryesisht me diell si dhe praninë e vranësirave kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësirat kalimtare hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Për ditën e Martë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Orët me diell më shumë parashikohen për ditën e Enjte. Mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. 

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore dhe vijën bregdetare. Në zonat lindore mot me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.