Pandemia rrit papunësinë, qindra shqiptarë drejt Greqisë për punë sezonale

308
Sigal

Rreth 400 shqiptare të papunë janë nisur dy ditët e fundit drejt Greqisë. Ata janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit dhe përmes pikës kufitare të Kakavijës udhëtojnë për të punuar në Greqi.

Pandemia ka mbyllur shumë biznese dhe për pasojë numri i të papunëve në vendin tonë është rritur.

Disa prej tyre falë një marrëveshje me Greqinë që kërkon fuqi punëtore për punësim sezonal ka aplikuar dhe kanë përfituar kontrata pune, ndërsa e vetmja pikë doganore që shërben për transportin e tyre është ajo e Kakavijës.

“Aplikoi greku që andej, kemi qenë argat më përpara. Në autobus jemi nja 30 vetë. Do punojmë në bujqësi”, rrëfejnë qytetarët për mikrofonin e Abc News.

Zona e Devollit është nga më të varfrat, ndërsa kryetari i Bashkisë, Eduard Duro flet për një fluks të lartë të intresuarish.

“Gjatë ditëve të fundit mbi 1000 persona kanë aplikuar për të shkuar në shtetin grek. Aplikimi vazhdon çdo ditë. Përfituesit përzgjidhen nga sistemi  në Greqi”, thotë ai për Abc News.

Për shumë shqiptarë fitimet nga puna në emigracion janë e vetmja mundësi që familjet e tyre të ushqehen.