Ricky Martin në Tiranë? Ja si qëndron e vërteta

82
Sigal

Dje qarkulloi kudo lajmi se Ricky Martin do të vijë në Tiranë më 20 korrik të këtij viti dhe mesa duket, lajmi është i vërtetë!

Vetë këngëtari latin e ka konfirmuar duke e postuar në Instastory, shoqëruar edhe me këngën e tij ikonike, “Livin’ La Vida Loca”.

Ricky Martin në Tiranë? Ja si qëndron e vërteta

Edhe kryeministri Edi Rama e ka postuar lajmin në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Livin’ la vida loca.
Come on! Ricky Martin, për herë të parë në Tiranë.”

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ricky Martin njihet për këngë shumë të famshme, ndër të cilat “La Copa de la Vida”, “Canción Bonita”, “Adrenalina” dhe “Claridad” janë dëgjuar në mbarë botën dhe tanimë, do të kemi mundësi t’i dëgjojmë edhe live në sheshin “Skënderbej”.

Për artistin kjo është hera e parë që performon në Tiranë.