Pak muaj pasi iu vu zjarri, qeveria miraton fondin prej 2.5 milionë eurosh për shpronësimin e “Sarajeve të Toptanëve”

125
Sigal

Vendimi i plotë i Komisionit të Posaçëm të Shpronësimeve

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Projekt restaurimi dhe muzealizimi i ish-banesës së Toptanasve”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Kulturës. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, për pasuritë e llojit “ndërtesë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 307 501 636.3 (treqind e shtatë milionë e pesëqind e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tre) lekë.

Qeveria e miratoi miratoi shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në tetor të vitit 2021, reth 2 muaj pas një zjarrvënieje të qëllimshme në objekt.

Pas zjarrit, godina u ruajt me efektivë policie në mënyrë që të parandalohej përsëritja e ngjarjes, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar të shpërbleheshin me vlerën reale në rast shpronësimi nga shteti.