OSHEE, pas ministrave e zyrtarëve, vë në “rresht” edhe deputetët!

753
Sigal

Shkresa zyrtare Nr. 16578, Tiranë, më datë 29.12.2004 e firmosur nga Administratori i OSHEE: Na informoni për pagesat e kontratat e energjisë së deputetëve!

OSHEE, pasi ka vënë në rresht ministra e zyrtarë të lartë që i shohim të shoqërojnë ditën e natën bashkë me elektricistë e policë teksa presin energjinë e shoqërojnë me pranga në komisariate debitorët, (e jo për të sjellë energjinë që mungoi në gjysmën e vendit në festat e ndërrimit të viteve) tashmë, ‘vë në rresht’ dhe deputetët. As më pak dhe as më shumë, OSHSHE, nëpërmjet një shkrese zyrtare që mbanë Nr. 16578, Tiranë, më datë 29.12.2004 e firmosur nga Administratori i OSHEE, i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që deputetët të deklarojnë e provojnë, nëse kanë paguar energjinë elektrike që kanë konsumuar në banesat dhe bizneset e tyre apo jo! Lind pyetja: Nëse deputetë kanë fatura të papaguara, do të ketë ndëshkim ekstrem, bie fjala siç u veprua me funksionarët e lartë që dhe u pushuan nga puna (dhe një zëvendësministre)!? Kjo, nuk ka se si të thuhet në shkresën zyrtare dërguar në Kuvend, por gjithkush e kupton se, ‘pa një, pa dy’, deputetët do të vihen ‘në rresht’ para ekzekutivit dhe do të raportojnë si ushtarë të bindur… Qoftë dhe ky rast, tregon qartë se ‘de fakto’, ndonëse pushtetet janë të ndara, ekzekutivi po I ‘tregon dhëmbët’ dhe ligjvënësve…

SHKRESA ZYRTARE

Shkresa zyrtare mbanë Nr. 16578, Tiranë, më datë 29.12.2004, dhe është firmosur nga Administratori i OSHEE. Objekt I shkresës është “Mbi deklarimin e kontratave të furnizimit me energji elektrike të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. Ajo i dërgohet zj. Albana Shtylla, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gëzim Veleshnja, Drejtor i Kabinetit të Republikës së Shqipërisë, dhe z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në ‘të thuhet”” Të nderuar! Shoqëria Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh. a, ka nisur një aksion mbarëkombëtar me qëllim reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike dhe rritjen e arkëtimeve, aksion për të cilin ka marrë dhe mbështetjen e qeverisë. Në kuadër të misionit të ndërmarrë, OSHEE sh. a, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve shtetërore për të bërë të mundur verifikimin e kontratave të furnizimit të punonjësve të tyre. Sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj të na informoni për kontratat e furnizimit me energji elektrike që kanë në përdorim deputetët e Republikës së Shqipërisë, si për objektet e banimit(kontratat familjare, dhe ato të bizneseve (kontrata jo familjare). Për lehtësi të pasqyrimit të informacionit, bashkangjitur po u dërgojmë një format. Me konsiderate, Administratori i OSHEE. Firma, vula”.

Në Kuvend shkresa  është regjistruar me Nr 4192, datë 31.12.2014. Njëkohësisht, siç shihet dhe në faksimile, është dhe sigla e firmosjes për zbatim po në këtë datë.

FATI I SHKRESËS

Burime nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë pohuan se procesi i ‘rrëfimit’ të tyre ka filluar duke provuar nëse janë në rregull me shlyerjen e faturave të energjisë apo jo. “Ky është një skandal, për mënyrën si veprohet. Është dhe fyerje e rëndë dhe shkelje e hapur e ligjit, diktat i ekzekutivit mbi ligjvënësit, që i përkasin dy pushteteve të ndara. Për mua ka pak rëndësi për masat e mundshme nëse do konstatohen parregullsi, por më shqetëson ky fakt, pra ndarja e pushteteve, pasi OSHEE vepron me urdhër të qeverisë. Kjo është shqetësuese për demokracinë e vendit”- shton për “Telegraf” një nga deputetët.