Ermal Dautaj,Koordinatori i LRI: “Asnjë forcë politike s’ka besuar tek rinia kaq shumë sa LSI”

951
Sigal

LIBRAZHD/ Ermal Dautaj tregon arsyet që e shtynë të angazhohet me këtë forcë politike  

Ai është shumë i ri në moshë, por me një vizion për të ardhmen e Shqipërisë. Sapo është kthyer nga studimet që ka mbaruar për Shkenca Politike në Firence në qytetin e Makiavelit, Dante Aligerit, Leonardo da Vincit, në vendin ku kultura dhe politika janë parime që kanë ndërtuar demokracinë që në shekullin e XV, ai ka vendosur të bëhet pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u angazhuar me LRI-në. Aktualisht Ermal Dautaj është koordinator i LRI-së në këtë qytet dhe në këtë intervistë për “Telegraf”, tregon arsyet pse ka bërë pikërisht këtë zgjedhje.

Ju sapo jeni kthyer nga studimet nga jashtë përse vendosët të bëheshit pjesë e LSI-së?

Zgjodha Lëvizjen Socialistë për Integrim, sepse besoj në këtë projekt. Kjo është një forcë politike, ku mund të bëhet politik e ndershme dhe është e vetmia parti, ku mund të gjenden kompetencat politike menaxhuese, ekonomike, kulturore për të mirën e vendit tonë dhe mbi të gjitha është e vetmia forcë politikë, ku ekziston kultura politike sipas traditës politike evropianë, në të cilën Lëvizja Socialistë për Integrim është integruar plotësisht. Vlen për t’u përmendur që shpalosja e programit për rinin në vitin 2008 nga zoti Meta në një takim të mbajtur në Firence, ku kam biseduar për herë të parë me të ka qenë dhe arsyeja që më ka bindur të bëhem pjesë e familjes së madhe të LSI-së.

Sipas jush, ku ndryshon LSI nga partitë e tjera politike?

Në krahasim me partitë e tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që bazohet në një program të besueshëm, ku është evidente pjesëmarrja masive e të rinjve, të cilët shpalosin talentin dhe pasionin e tyre vullnetar për një qëllim të përbashkët për të ofruar një pamje dhe një vizion europian për vendin tonë. Asnjë forcë politike nuk ka besuar tek rinia kaq shumë siç ka bërë dhe vazhdon të bëj Lëvizja Socialistë për Integrim.

Së fundmi çfarë do t’i thoni të gjithëve të rinjve të Librazhdit në emër të LRI-së?

Dëshiroj t’i ftoj të rinjtë librazhdas të bashkohen ashtu si unë me Lëvizjen Rinore për Integrim për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje. Në përfundim dëshiroj t’iu bëj thirrje qytetarëve të Librazhdit të votojnë LSI-në, sepse vendi ynë ka nevojë për figura me një background politik dhe arsimor dinjitoz ideal drejt rrugës së integrimit në të cilën bëj pjesë.