OSBE trajnon prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore

84

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka trajnuar prokurorët shqiptare me qëllim arritjen e një profesionaliteti në fushën e drejtësisë.

Trajnimi, i cili u zhvillua online në 2 dhe 3 dhjetor, u krye në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.

Trajnimi kishte në fokus rolin e prokurorëve në hetimin e veprave penale dhe aftësive të tyre drejtuese. Në të morën pjesë prokurorë, oficerë e agjentëve të policisë gjyqësore.

Kjo veprimtari u zhvillua si pjesë e botimit të Manualit për Rolin Drejtues të Prokurorit, i cili do të ketë në fokus bashkëpunimin mes Prokurorive dhe Policisë Gjyqësore.