OSBE/ODIHR, Glover: Ne zgjedhjet e 30 qershorit votuesit nën presion nga të gjitha partitë

518
Sigal

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë jane ne konferencë për shtyp. Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Glover jep vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

“Media e polarizuar …. Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha forcat politike. Kjo në dis rastreë nuk e lejoi votuesin të votojë i lirë dhe i mirëinformur. Kjo cënoi besimin e votuesve”

Glover: Zgjedhjet u zhvilluan ne mjedis tejet te polarizuar politikisht 

Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar dhe polarizuar politikisht. Presidenti bëni një deklaratë dhe më pas nxori dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Kryeministri ishte i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit, dhe KQZ vijoi me përgatitjet. Më 14 qershor kryetarët e 27 bashkive u kërkuan KZAZ të lironin ambientet dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funkisonale. E gjithë kjo coi popullatën konfuze

Më leni të ngrej një pyetje: për kë bëhen zgjedhjet për politikanët apo votuesit? Jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që zgjedhësit duan të votojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjëndje të votojnë lirshëm dhe pa asnjë lloj presioni. Të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të mbrohet si duhet.  Kandidatët të kenë akses të barabartë në media dhe të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha nivelet”

Glover: Ne zgjedhjet e 30 qershorit nuk u moren parasysh interesat e elektoratit

Glover: “Ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është me e rëndësishme. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar apo axhendë të fshehtë. Jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet. I Vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria qe e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhje pa opozitën.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoir zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.