Shefja e OSBE/ODIHR kritika të forta për vendimet e KQZ

559
Sigal

Kreu i misionit të OSBE / ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, tha gjatë raportit paraprak mbi zgjedhjet vendore tha se ato u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit.

Sa i përket dekreteve të Presidentit Meta dhe vendimit të Kryeministrit Rama për të mos i marrë parasysh ato, Glover shtoi: ‘Popullatës iu duk konfuze dhe ka pasur shqetësime në të gjithë vendin. Më lejoni t’ju bëj një pyetje? Për kë bëhen zgjedhjet? Për politikanët apo votuesit? Jam e bindur se në zgjedhje, pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Votuesit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni.

Ajo kritikoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. ‘Tërheqja e partive të opozitës kufizoi në mënyrë të konsiderueshme mundësinë e votuesve për të zgjedhur. KQZ e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj’, tha Glover.

‘Tërheqja e opozitës kombinuar me interpretimin e ligjit nga KQZ e la të paekuilibruar procesin zgjedhor. Në këtë mënyrë, qëllimi i ligjit për të krijuar balancë në komisione nuk u përmbush’.