Operacioni “Bregdeti Ynë”, vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Radhimë

97
Sigal

Operacioni “Bregdeti Ynë” vijon ende me IKMT që shemb ndërtimet pa leje. Në Radhimë fadromat kanë shembur të tjera ndërtesa që ishin pa leje ose tejkalim flagrant të lejes.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka thënë se operacioni “Bregdeti Ynë” nuk është vetëm një aksion, por punë sistematike që do të vazhdojë në gjithë bregdetin dhe zonat et jera të vendit për të liruar hapësirat e zaptuara nga ndërtimet pa leje.

Faza e parë e operacionit në qershor rezultoi me shembjen e 130 ndërtimeve pa leje, 132 milionë lekë gjoba dhe 86 subjekte.

U arrestuan po ashtu dhjetëra persona teksa u ndal për t’i lënë vend sezonit turistik. Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë me fillimin e muajit shtator.