Nuk mbronte dot të motrën e shkarkuar, pranohet dorëheqja e gjyqtares Ema Gashi

723
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon dorëheqjen e gjyqtares Ema Gashi, motrës së ish prokurores Rovena Gashi.

Statusi i gjyqtares u bë shkak që Ema Gashi të mos mbronte motrën e saj Rovena teksa Kolegji i Apelimit shqyrton kërkesën e kësaj të fundit për tu rikthyer në detyrë.

Rovena Gashi u shkarkua nga vettingu në një seancë ku ajo vetë nuk ishte e pranishme, ndërsa pranë Kolegjit të Apelimit kërkoi rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë.

Ema Gashi ishte gjyqtare në Durrës ndërsa prej më shumë se një viti ajo ndodhej me leje të dhënë nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë. /Shqiptarja.com