Oligarkët marrin në patronazh bregdetin. KKT leje për hotele e vila dhe PPP Thumanë-Kashar

220

Sakaq në bregdet janë miratuar një sërë lejesh të tjera herë zhvillimi e herë ndërtimi sipas fazës ku ndodhet projekti ndërkohë që ka edhe ndryshime në leje ekzistuese. Në total janë 13 vendime të lidhura me projekte të ndryshme kryesisht në Jug të vendit. KKT ka kaluar një leje zhvillimi për një hotel në Nartë, një tjetër në Himarë dhe Jal.

Sigal

 Mbledhja më e fundit e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se i ka dhënë një dorë të re ndërtimeve në bregdet për vila e hotele.

Shumica e vendimeve të miratuara kanë në fokus pikërisht projekte të kësaj natyre, por në totalin e 39 pikave nuk mungojnë as leje për infrastrukturë apo objekte të lidhura me institucionet publike. Në Bulevardin e Ri është miratuar leja e zhvillimit për strukturë shërbimi e banimi me subjekt zhvillues shoqërinë “Comfort Development” sh.p.k ka kaluar një lejë për objekt banimi dhe shërbimesh”. Në sy bie edhe një ndryshim në lejen e zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh. Ndryshimet në objektin pas 15-katëshit nuk janë të qarta dhe do të duhet të zbardhet vendimi për të parë detajet.

Sakaq në bregdet janë miratuar një sërë lejesh të tjera herë zhvillimi e herë ndërtimi sipas fazës ku ndodhet projekti ndërkohë që ka edhe ndryshime në leje ekzistuese. Në total janë 13 vendime të lidhura me projekte të ndryshme kryesisht në Jug të vendit.

KKT ka kaluar një leje zhvillimi për një hotel në Nartë, një tjetër në Himarë. Po kështu në Jal u miratua leje e ndërtimit për VIP Hotel dhe në Himarë godinë shërbimi dhe banimi me “Vala rezidencë”.

Në vendimin 27 KKT miratoi leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Golden Key” sh.p.k. Ndërsa një tjetër vendim ishte ai për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Strukturë hotelerie dhe shërbimi”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia – 04” sh.p.k.

Në Bashkinë Sarandë kanë kaluar gjithashtu disa vendime për objekt turistik shërbime dhe shtëpi të dyta dhe hotele.

Në infrastrukturë veçohet leja e ndërtimit për koncesionin Thumanë-Vorë-Kashar, e cila së fundmi është përfshirë edhe nga përplasjet me banorët që preken nga projekti.

 

Vendimet e KKT datë 8.3.2023

Për shpalljen e zonës me rëndësi kombëtare në planifikim, miratimin e kufijve të zonës së mbrojtur dhe zonimit të brendshëm të Lumit Vjosa.

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Mirditë.

Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekte zhvilluese Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan – Prrenjas – Qafë Thanë, Loti 1”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i Infrastrukturës Aeroportuale, brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, me subjekt zhvillues “Tirana International Aeroport” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit Psikiatrik në Qendrën Spitalori Universitare “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalori Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë në funksion të fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan”, me subjekt zhvillues Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kampusi i ri i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të AFA, Batalioni i Mbështetjes, Rrapi i Treshit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës shumëfunksionale për ambiente pune, mësimi, trajnimi dhe ndihmëse”, për Akademinë e Forcave të Armatosura, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë 1 Kat në objektin ekzistues 2 kat dhe Rikonstruksion të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë 1 Kat në objektin ekzistues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik 50 MË”, me vendndodhje në Sheq, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri dhe banim”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction – 2012” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Xhanfize Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Anchor Invetment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi e banimi”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana-2 Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rrugën “Emin Duraku”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Comfort Development” sh.p.k.

Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Geci”sh.p.k dhe “Aner”sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë hotelerie”, me vendndodhje në Nartë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues Z. Harallambo Konomi.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Shërbimi Hotel” me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ëhite Roads Hotel” sh.p.k.

Për shfuqizimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Ndarje strukturore të nën njësive HI.UB.3.1200, HI.UB.3.1199, HI.UB.3.1191, HI.UB.3.169 dhe HI.B.239 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti rezidencial dhe turistik “SEASIDE”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Construction” sh.p.k.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 26, datë 16.10.2017 “Për miratim Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, hoteleri dhe shërbime, me vendndodhje ne Jale, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Vip Hotel”, me vendndodhje në Jal, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Viki” sh.p.k dhe “ECË” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi “Vala Residence”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues Z. Panajot Kallushi.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë anësore për godinën 8 kate me 1 kat nëntokë, me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Z. Thanas Rapo, Znj. Besarta Dika dhe Z. Sokol Tusha.

Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Drymades Villas”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Golden Key” sh.p.k.

Për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Strukturë hotelerie dhe shërbimi”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia – 04” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi 1 kat, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Avenir Demi.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me shërbime turistike dhe shtëpi të dyta” në rrugën Guri Nazifi, me vendndodhje Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues “Harper Sea Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Z. Edmond Obzova.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Z. Artur Memsuri.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Gastra, me vendndodhje në përroin e Pashtreshit, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ab-01 Energji” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim-Operim-Transferim (BOT), Hidrocentrali Gojan”, me vendndodhje në Bashkinë Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M.C Energji Gojan” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Faqekuq 3, në lumin e Kapinova, Bashkia Skrapar, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mer Energji” sh.p.k, “Destaxhei” sh.p.k dhe “Faqekuqi 3” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “2 godina shërbimi me 1 dhe 2 kate mbitokë, vend parkimi, vënd roje, kabinë elektrike dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Group” sh.a.

Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksion me ndryshim funksioni i piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.

Për shfuqizimin e Vendimit Nr. 18, datë 02.02.2018 “Për delegimin e kompetencave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për sistemet fotovoltaike deri në 2 MË, që nuk janë objekt koncesioni”.