Av. Cakrani: Krimi i organizuar , më mirë ‘të hahet koka e kryeministrit’, sesa qytetarët e pafajshëm shqiptarë

112
Sigal

Avokati i njohur Kujtim Cakrani ka komentuar të gjithë sagën e krimit të organizuar dhe vrasjeve në Shqipëri, dhe qëndrimin e shtetit përballë situatave kaotike. Shumë qytetarë janë shprehur se ndihen të frikësuar dhe se jetesa në vendin e tyre tashmë është kthyer e pasigurt, ndërsa vet kryeministri i vendit në një deklaratë të tij është shprehur: “Kokat Hëngshi”.

Çfarë do të thotë: qytete të tëra nën pushtetin e nivele të jashtëzakonshme të krimit?

“Ne duhet të pranojmë faktin që aktualisht Shqipëria gjendet në kushtet që gjendej Sicilia në vitet 80′-90′ në kohën kur mbizotëronte Coza Nosta, që shkatërronte gjithçka , për të zotëruar territore. Aktualisht Shqipëria është në të njëjtën situatë dhe të njëjtat kushte. Është e tmerrshme dhe e patolerueshme në këtë situatë që ndodhemi. Unë nuk po ndalem tek ajo që kryeministri thotë, ‘Kokat Hëngshi’, sepse më mirë të hahet koka e tij sesa të hahen kokat e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë. Problemi qëndron se Shqipëria aktualisht është në pushtetin e krimit dhe bandave dhe kjo luftë dhe mënyrë për të nxjerrë këta persona nga burgu bëhet edhe në momente të caktuara kur ka zgjedhje lokale, duhet ta pranojmë pushteti i administron zgjedhjet edhe votimet në këtë forma, siç janë ato kriminale.