Rrapi, kisha e Shën Dhimitrit dhe shkolla e Palasës datojnë në shekullin e XVII.
Tre simbolet e shenjta të fshatit bregdetar që betonojnë historinë shqiptare
-Kush prek njerin nga këto tre simbole është i destinuar të konsiderohet si i pa dëshirueshëm nga ky fshat me histori mbi 4000 vjeçare.
-Dikur Palasa shtrihej nga Ravena në Gjipe me një popullsi prej 12 mijë banorë…Historia flet gjithmonë në favorin tonë.
-Kush kërkon ta dëmtojë këtë histori është i destinuar të dështojë përballë argumentave shkencore.
Nga docent Odise Çaçi
Rapi i Palasës me histori mbi 500 vjeçare, Kisha e Palasës Shën Dhimitri e dokumentuar që në vitin 1663 dhe Shkolla e Palasës e dokumentuar 1610, 1663 dhe në vazhdim…Kjo treshe simbolizon një fshat me histori të lashtë. Kush prek njerin nga këto tre simbole është i destinuar të konsiderohet si i pa dëshirueshëm nga ky fshat me histori mbi 4000 vjeçare. Dikur Palasa shtrihej nga Ravena në Gjipe me një popullsi prej 12 mijë banorë. Historia flet gjithmonë në favorin tonë. Kush kërkon ta dëmtojë këtë histori është i destinuar të dështojë përballë argumentave shkencore.
***
Rapi i Palasës.Mendohet qe të jete motak me fshatin e Ri. Thuhet se e ka mbjellë Sra Billa(legjenda nga pleqtë).Duke llogaritur ardhjet e Sra Billës nga Rrethi verior (Fillimisht nga Mitrovica, Kukël, Pejë në rrethinat e Kukësit, Krujës dhe më vonë mbas rënies së Krujës 1478, mendoj rreth vitit 1480 të kenë ardhur në Palasë me synim për t’u larguar drejt Italisë, pushtimi i Otrantos nga turqit osmanllinj dhe qëndrimi përfundimtar i tyre në Palasë. Pra Rapi të paktën duhet të jetë mbi 500 vjeçar. Diametri i tij është në qendër 9.6 metra, por ai i kalon te 10.5 dhe me një kurorë mbi 1200 metra katrore , një lartësi mbi 30 metra.
Një studiues i huaj ka thënë se me tharrjen e rapit, Palasa humbet një mrekulli të vërtetë që ja ka falur natyra dhe njerëzit e saj e kanë ruajtur me fanatizëm.
Gjatë Luftës së parë Botërore dhe gjatë Luftës së dytë ai është goditur nga Llogaraja me artileri duke shkëputur njerin krahë të tij, ndërsa një degë tjetër po e plagosur, ka rënë pas një furtune të madhe.
Nën hijen e këtij rapi janë zhvilluar kuvende si dhe janë marrë vendime të rëndësishme, për fshatin, pse jo dhe për krahinën, në kohën kur u shpallën venomet, pasi Palasa në vitin 1492 u martirizua jashtë mase. Nga Palasa ka qene Ajas Pashai, i cili u muar si peng, më vonë jeniçer, dhe kryevezir i Sulltanit. Nga Palasa ka qënë dhe gjenerali tjetër palasikot Iljaz Pasha (Çaçi) Nga ky kuvend që u mbajt nën Rap Damian Palasikoti me trimat e tij shkuan në Protopapë të Qeparoit dhe sulmuan Sulltanin për ta ekzekutuar.Tek ky rap janë marrë vendime për hapjen e shkollës së Palasës, tek ky rap qendroi Shën Kozmai i Etolisë dhe urdhëroi, prishjen e kishës së Shën Kozmait dhe themelimin e Shkollës së Palasës (amanetin i lënë nga Nasho Dhimuli për ngritjen e shkollës me paratë e testamentit). Këtu palasikotët pritËn Mbretin Zog, ku në kishën e Shën Dhimitri, bashkë me të shoqen Geraldinë morrën pjesë në pagëzimin Thanas Aleks Mëhillin. Këtu trimat palasikot vendosën që t’i dërgojnë një peticion Kryepleqësisë Dhërmi, se nuk kanë toka për t’u dhënë, por paratë do i kthejmë me kohën, po në këtë Rap gjermanët moren vendim , dhe po në këtë Rap e anulluan për pushkatimin e 150 burrave të fshatit 1944. Nën këtë Rap janë dërguar dhjetra peticione qeverive të ndryshme për rritjen e mirëqenies së tyre. Në këtë rap u diskutua me përfaqësuesit e Partise Komuniste (deputete-L.GJ, kur i tha se do vinte vapori nga Kina, Mitro Pjerro i tha: “Kur të vdes unë jepi Rapin”. Po nën hijen e këtij rapi janë arrestuar njerëz nga sigurimi i shtetit për moskallzim të bashkëfshatarëve të tyre etj. Po për këtë ka dhe një legjendë, ku Zogu me emrin Martina, motra e Gjinit dhe Gjonit, vjen në verë te Rapi, pranë kishës së Shën Dhimitrit. Martina pas shumë lutjeve me muaj me rradhë ajo kthehet në zog, dhe fluturoi e qëndroi mbi degët e rapit dhe prej aty kërkon vëllezërit e humbur pa gjurmë. Ajo kthehet në verë dhe në degët e rapit e fshehur kërkon Gjonin dhe Gjinin. Pra motra u bë Zog…
Vendosja
Palasa është fshati i parë i krahinës së Himarës, pasi kalon qafën e Llogarasë dhe dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit (Kthesat në zhargonin e fshatit quhen 5 voltat, të cilat fillojnë nga kthesa e parë poshtë dhe përfundojnë me voltën e 5-të në vendin e quajtur Lapidari). Fshati është i vendosur tradicionalisht në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, duke qenë kështu i mbrojtur nga erërat dhe ndodhet në një largësi prej 1 km (rruga që të çon në fshat) nga rruga kombëtare, e cila vazhdon më tej për në Kondraq – Dhërmi. Megjithatë fshati tashmë ka filluar të zgjerohet, me ndërtimin e banesave të reja, kryesisht në afërsi të rrugës kombëtare. Fshati Palasë ndodhet 50 km në Jug të Vlores, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në Bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë.
Emri
Origjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin “Palestinë”, por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën “Pal-este”, me prapashtesën “este”, tipike ilire. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme historike, toponimia është rezultat i një përzierje gjuhësh, ku mbizotërojnë toponimet në greqisht e në shqip (aspra rruga = rrugë të bardha), por ka edhe toponime sllave (Dubreva = Dushkishte) e italiane (volta = kthesë).
Historia
Himara, ku përfshihet edhe Palasa, ka qenë banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Jul Qezari zbarkoi ushtrinë e tij në plazhin e Palasës, nga Brindizi (lat: Brundisium; gjuha Mesapike: Brention) në betejën kundër Pompeut, i cili ishte vendosur në Orikum. Sipas legjendave të fshatit, “shume kohë më parë” (nuk theksohet se kur) fshati Palasë gjendej shumë pranë detit. Kjo kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duke qenë prane detit, ishte e zhvilluar shume tregtia dhe Palasa ishte një port, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por kjo derisa Palasa të vendosej në shënjestrën e piratëve. Piratët e sulmonin gjithnjë Palasën dhe kjo solli shkatërrimin ekonomik të Palasës. Dita-ditës, banorët për t’u mbrojtur, filluan t’i largoheshin detit dhe ndërtuan fshatin e ri në vendin ku ai gjendet dhe sot…Për një kohë Himara ka qenë nën sundimin bullgar (904). Thuhet se një nip i Gjin Bua Shpatës (kryezot i Artës rreth 1370) u vendos në kohën e Mesjetës në Dhermi. Përmendet se pas vrasjes se Balshës II me 1385 deri më 1392, Himara qe nën gruan e tij, Komita Muzaka “një amazone e vërtetë”. Gojdhanat tregojnë për përleshje me saracenet dhe Shpella e Piratëve është një nga këto dëshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe përroi i Rusmanit. Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kërkuan ta nënshtronin si pasojë e pozitës zotëruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut, trashëgoi Himarën, ku edhe zbarkoi me 1481 për të filluar një rezistencë kundër turqve, pas vdekjes së të atit. Pas vdekjes të Skënderbeut, si edhe më vonë një pjesë e Himariotëve u shpërngulën për në Italinë e Jugut, ku formuan fshatra.






















