Nxënësja dorëzon medaljen e artë te kryeministria, Rama: Po protestojnë kundër pronarëve të shkollës që shitën godinën pa marrë leje

196
Sigal

Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeverie, me argumentimin se nuk plotësonte kushtet ligjore, protestuan sot para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e nxënëseve kanë mbajtur fjalime para ambienteve të ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi për mbylljen e shkollës.

Nxënësja dorëzon medaljen e artë te kryeministria, Rama: Po

“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënësit.

Nxënësja dorëzon medaljen e artë te kryeministria, Rama: Po

Pasi protestuan para ministrisë, nxënëset e kolegjit turk iu drejtuan ambienteve para kryeministrisë ku kërkuan anulimin e vendimit për mbylljen e shkolllës ‘Mehmet Akif’. Duke sfiduar reshjet e shiut, ato kërkuan takim me përfaqësues të kryeministrisë që t’u përgjigjen kërkesave të tyre.

‘Ishte një shkollë elitë që ne e kemi zgjedhur me shumë dëshirë. Ato të rregullohen, por mos t’u ndërpriten ëndrrat fëmijëve tanë. Shpersojmë që të merret një vendim i drejtës, që mos të ndërpritet mësimi.’ – u shpreh një nga prindërit që ishte në protestë bashkë me nxënëset.

Nxënësja dorëzon medaljen e artë te kryeministria, Rama: Po

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan edhe pak ditë më parë me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe tranferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Nxënësja dorëzon medaljen e artë te kryeministria, Rama: Po

Nxënëset e kolegjit turk kanë sfiduar shiun duke lënë çadrat në tokë teksa protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.

“Ne jemi ekselenca. Ne do këmbëngulim. Ministrja Kushi të japë dorëheqjen. Po presim përgjigje”, janë disa nga thirrjet e studentëve.

Një nxënëse e shkollës ‘Mehmet Akif’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se institucioni arsimor që u mbyll me vendim qeverie sepse nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo zgjodhi që një nga medaljet që ka fituar në kompeticionet e shkollës t’ia japë kryeministrit.

Ajo la medaljen para kryeministrisë duke i thënë se e meriton këtë për shkatërrimin e ëndrrave të tyre.

“Nuk është aspak logjike që më shumë se 200 prindër dhe nxënës të ndihen të detyruar që të kërkojnë të drejtat e tyre. Prindërit po ngrihen për fëmijët e tyre. Boll me shfajësime se nuk mban më ujë pilafi. Justifikimet tuaja janë pa baza, hajdeni dhe shihni standardet e larta që ofron shkolla. Në këtë mes viktima jeni ju se u ngatërruat me këmbët tuaja. Boll më se nuk ju lejojmë të njollosni shkollën tonë për interesat tuaja. Unë po të lë një medalje ari në shenjë sensibilizimi sepse ju meritoni medaljen e arit për shkatërrimin e ëndrrave tona”, tha nxënësja.

Për protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se është zbatuar ligji për mbylljen e kolegjit. Sipas Ramës, nxënësit po protestojnë  kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht.

Në një reagim pak ditë më parë, kreu i qeverisë sqaroi se vendimi për mbylljen është marrë pasi pronarët kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit. Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilësoi si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’. Kreu i qeverisë thotë se është zbatuar ligji.

‘Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.’- shkruan Rama.